“U gabua me largimet e shumta”, Begeja: Teuta rikthehet e fortë

Pas përfundimit të sezonit, Teuta nuk arriti asnjë objektiv.Këtë sezon të dobët të durrsakëve e ka analizuar në njëprononcim ekskluziv për “Panorama Sport” ish-trajneri i Teutës, Gentian Begeja.

Begeja

Ai shprehet se pavarësisht mosarritjes sëobjektivave, Teuta ka të treguar se është ringritur gjithmonë.Ai shprehet se nuk duhet fajësuar vetëm mbrojtja për këtëdështim, por thekson se faji ishte i ekipit në tërësi. Sipas tij,edhe disa largime në fund të sezonit të kaluar ndikuan nëdobësimin e skuadrës. Begeja është i lumtur për Jazxhin dheBeqjen, por edhe për Kapllanin, që sipas ish-sulmuesit, mundtë quhen lojtarë të fituar.

Profesor, ku gaboi Teuta në këtë sezon?

Për mendimin tim në skuadër u prishën disa ekuilibra. Largimii Arapit dhe Hoxhës, por edhe i ndonjë lojtari tjetër në repartet e tjera si dhe afrimi i lojtarëve të rinj ndikuan negativisht në objektivat e ekipit, po të shtojmë këtu dhe faktorinfushë.

Në këtë sezon zhgënjyes kishte ndonjë lojtar “të fituar”?

Sigurisht që përpos sezonit jo të mirë, gjëja me pozitive ishteaktivizimi i lojtarëve të rinj. Jam i lumtur për Jazxhin dheBeqjen, por edhe për Kapllanin, që e kanë justifikuar besimine stafit teknik dhe mund të quhen lojtarë të fituar.

A mendoni se duhet të ruhet grupi aktual me disa përforcime të vogla?

Grupi aktual duhet të ruhet dhe me disa përforcime cilësorenë të tria repartet mendoj se Teuta sezonin e ri do të jetëpretendente për Europën, pse jo, edhe për titullin kampion.Kam besim te presidenti Hasanbelliu, sepse e ka kapacitetindhe eksperiencën të ndërtojë një ekip fitues.

Mbrojta ishte reparti më i dobët. Duhet të fokusohet në difensivë më së shumti merkatoja?

Dështimi i këtij sezoni nuk është vetëm përgjegjësi e repartittë mbrojtjes, por e gjithë skuadrës. Sigurisht që në shumëndeshje jemi ndëshkuar për gabime teknike të lojtarëve, porpërgjegjës për dështimin është i gjithë ekipi.

Si e prisni Teutën e sezonit të ri?

E thashë edhe më lart se besoj shumë në aftësitë e presidentit për të ndërtuar një skuadër fituese në sezonin e ri. Teutaedhe herë të tjera ka qenë në këto pozita, por është kthyermë e fortë.

A ishin të drejta verdiktet e këtij sezoni në Superiore?

Mendoj se skuadrat merituan atë çka dhanë gjatë gjithë sezonit.Tirana e meritoi titullin, Laçi ka bërë një kampionat shumë tëmirë, kurse Partizani, Kukësi dhe Vllaznia kanë pasur shumë oshilacione. Më vjen keq që Skënderbeu e Dinamo nuk do të jenëmë pjesë e elitës së futbollit tonë.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

“U gabua me largimet e shumta”, Begeja: Teuta rikthehet e fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook