Zbuloi Kumbullën dhe Rrahmanin, Atalanta e emëron si drejtorin e ri sportiv

Klubi I Atalantës ka vendosur që të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në radhët e tij, pasi ka emëruar një drejtor të ri sportiv. Nga 1 korriku, të gjitha lëvizjet në klub  do të organizohen nga Toni D’Amiko, një emër i ri por i cili ka bërë mirë në vitet e fundit në Serinë A, si pjesë e skuadrës së Veronës.

asasasasasasas

Ai ka qenë fillimisht përgjegjësi i skautimit në klubin e Veronës, por që nga viti 2018, u emërua drejtor sportiv dhe cilësohet meritë e tij si afrimi i emrave që bënë të mundur ngjitjen në A, ashtu edhe zbulimi e afrimi në ekip të emrave të panjohur për publikun italian, të cilët bënë të mundur që skuadra të bënte një paraqitje mëse dinjitoze në këto vite. Emra mes të cilave janë edhe Marash Kumbulla që u afrua nga akademia dhe Amir Rrahmani i cili nënshkroi nga Dinamo Zagreb në Kroaci, të cilët më pas u shitën për të sjellë përfitime të mëdha në arkat e klubit.

Pikërisht për këtë arsye, Atalanta ka firmosur me 42-vjeçarin, duke e bërë drejtorin e ri sportiv, që do të koordinojë me trajnerin Gasperini planet sportive për të ardhmen e bergamaskëve.

Arena e Lajmit


Loading…

Zbuloi Kumbullën dhe Rrahmanin, Atalanta e emëron si drejtorin e ri sportiv

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook