“BE është e dobët, e tregoi haptazi lufta në Ukrainë”, analisti: Evropa s’ka ditur të jetë vigjilente! Ja pse Vuçiç ishte krah Ramës e Kovaçevskit në Bruksel

Lubonja 4

Analisti Fatos Lubonja foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa prej vitesh nuk po merr dritën jeshile.

Duke komentuar Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt sot në Bruksel, Lubonja tha se është dakord me kryeministrin Edi Rama, kur thotë se BE është e dobët, pasi sipas tij, qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë e vërtetoi një gjë të tillë.

Pyetje: A është marrë peng Shqipëria, nëse po, kush do ta lirojë dhe si?
Lubonja: Ka një bllokim nga Bullgaria, që nuk i vjen mirë as Evropës, por pse s’i vjen mirë Evropës, çfarë qëndrimi do të mbajmë ne, mendoj se këtu ndryshojmë shumë nga pozicioni i Ramës. Mendimi im është që në gjendjen e luftës në Ukrainë, ka një lëvizje gjeostrategjike. Kur po vija, po dëgjoja një radio dhe nuk flitej fare për Shqipërinë, po për Ukrainën. Futja e Ukrainës, futja e Shqipërisë, e Maqedonisë, është një aksion gjeostrategjik i Evropës edhe në raport me Rusinë dhe luftën. Por, përtej gjestrategjisë, edhe më parë, me Turqinë, Greqinë, ka bërë Evropa politika të tilla. Për rastin konkret, është një veto bullgare, por ka dhe një pakënaqësi të disa shteteve, kam dëgjuar psh. për Austrinë.

Ishte krijuar një barsoletë, që mbase ishte krijuar nga shqiptarët, që “po futen, po futen, po futen, dhe në momentin që po futeshin shqiptarët, filluan të dalin, filloi Franca”. Me sa pashë unë, kishte pakënaqësi nga Austria. Po të kishim plotësuar standardet, ne mund të ishim shkëputur nga Maqedonia e Veriut dhe të ishim futur. Ne kishim pasur probleme që kanë të bëjnë me ndërtimin e së drejtës këtu dhe standardin e demokracisë, jo probleme që kanë pasur maqedonasit, apo kosovarët. Por kush e kontrollon Ramën? Vuçiçi, që s’ka as opozitë në Parlament, apo këta maqedonasit?

Vuçiç ishte sot si pjesëtar i Samitit. Konferencën nuk e kam parë, por mendoj se lidhet me atë që tha Rama më herët, që ne do të shkojmë atje për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësi e për t’iu thënë atyre që ne kemi një projekt tonin, atë të “Ballkanit të Hapur”.
Në të vërtetë është për të ardhur keq Bashkimi Evropian. Dobësia në këto kohë është haptazi. Fakti që Evropa nuk ka luajtur një rol paqeje në luftën në Ukrainë, është e jashtëzakonshme dhe tregon dobësinë. Tjetër është se kemi një Evropë që nuk ka ditur të qëndrojë vërtet vigjilente për realizimin e standardeve.

Ramës i është refuzuar kërkesa në një kohë të gjatë, se Bullgaria këto dy vite doli. Pra, Evropa është për të ardhur keq, se nga një krah i thotë Ramës që i ka realizuar kushtet, por nga ana tjetër është dobësia e Brukselit, që e ka promovuar për interesat e veta, por shtetet e kanë penguar, se Shqipërinë e kanë penguar shtete, njëherë Holanda, njëherë Franca.

Arena e Lajmit

“BE është e dobët, e tregoi haptazi lufta në Ukrainë”, analisti: Evropa s’ka ditur të jetë vigjilente! Ja pse Vuçiç ishte krah Ramës e Kovaçevskit në Bruksel

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook