Dy orë diskutime të vështira në Bruksel, Presidentja e KE-së anulon konferencën për shtyp, ia lë vendin Ramës, Vuçiç dhe Kovaçeskit

Ramaa Ok

Një konferencë e përbashkët për shtyp e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, e planifikuar për t’u mbajtur në orën 11:30, është anuluar pasi samiti i sotëm zgjati dy orë më shumë se sa ishte planifikuar.

Sipas RAI-t që i referohet një burimi nga zyra e KE-së, “diskutimi mes liderëve ka qenë i sinqertë”, që do të thotë në gjuhën diplomatike se ata kanë thënë gjëra “shumë të vështira”.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që pritej të fliste në parasamitin e PPE ka hequr dorë  nga fjalimi i saj dhe në vend të kësaj, për shtypin do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandr Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Dy orë diskutime të vështira në Bruksel, Presidentja e KE-së anulon konferencën për shtyp, ia lë vendin Ramës, Vuçiç dhe Kovaçeskit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook