EKSKLUZIVE/ Nuk la gjurmë me fanellën e krutanëve, mesfushori drejt largimit nga Kastrioti

Kastrioti ka marrë pushimet dhe deri më tani vetëm sulmuesi brazilian, Kaina Nunjesh, ka dhënë sinjale largimi nga klubi krutan, duke qenë se kontrata e tij është me Vllazninë.

ZETUNA

Ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve ka qenë më e rezervuar në rrjetet sociale pas mbylljes së sezonit, ku kryesisht kanë mbizotëruar vetëm mesazhet e falënderimit për një mision, që dukej i pamundur, por që u arrit me sukses në fund.

Janë disa nga lojtarët e huaj që aktualisht janë nisur në vendet e tyre dhe ndonjë mund edhe të mos kthehet te Kastrioti.

“Panorama Sport”mëson se bëhet fjalë për irakianin me shtetësi amerikane, Jusuf Zetuna, i cili është nisur për në Amerikë dy ditë më parë.

Para udhëtimit, ai foli shkurtimisht edhe për gazetën. “Po shkoj në shtëpi në Amerikë dhe ende nuk di asgjë për të ardhmen. Do të shohim nëse do të vazhdoj më këtu apo jo… Unë kalova mirë në Shqipëri, për aq kohë sa qëndrova te Kastrioti.

Por, për të ardhmen nuk e di ende, nëse do të rikthehem apo do të gjej ekip tjetër”, deklaroi mesfushori me tipare sulmuese.

Zetuna ka luajtur vetëm katër ndeshje me fanellën e Kastriotit, ndërsa pritshmëritë për 23-vjeçarin ishin të mëdha pas ardhjes në muajin janar.

Sakaq, pjesa e lojtarëve që u ka përfunduar kontrata, kanë preferuar që fillimisht të shijojnë pushimet, e më pas të mendojnë për të ardhmen e tyre.

Fillimisht ata do të shqyrtojnë ofertën e Kastriotit, e më pas do të vendosin nëse do të rinovojnë apo jo me klubin ku mbyllën sezonin 2021-2022 në mënyrën më të mirë.

– Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Nuk la gjurmë me fanellën e krutanëve, mesfushori drejt largimit nga Kastrioti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook