Me mbylljen e Ligës së Kampionëve, UEFA ka shpallur dhe çmimet për lojtarin më të mirë, lojtarin e ri më të mirë, golin më të bukur dhe gjithashtu formacionin më të mirë të këtij sezoni.
Lojtari më i mirë i këtij sezoni është padyshim Karim Benzema, i cili ishte ai që drejtoi këtë Real të çmendur drejt titullit të 14-ë në Champions.
View this post on Instagram
Por kjo nuk është e gjitha. Francezi gjithashtu fitoi dhe çmimin e golit më të bukur, në realizimin e parë që i shënoi Çelsit në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”.
View this post on Instagram
A post shared by UEFA Champions League (@championsleague)
Lojtari më i mirë i ri këtë vit u shpall ai që shënoi golin e vetëm në finalen e Parisit. Bëhet fjalë për Vinisius Zhunior, i cili gjithashtu ishte një lojtar kyç në skuadrën e Ançelotit.
Për sa i përket formacionit më të mirë të këtij sezoni, Reali dhe Liverpuli dominojnë me nga katër lojtarë secili. Kurtua, Modriç, Vinisius dhe Benzema për Realin dhe Arnold, Van Dajk, Robertson dhe Fabinjo për Liverpulin. Më pas janë Çelsi me Rudigerin, Mançester Siti me De Brujnen dhe PSG me Mbapenë.
View this post on Instagram
A post shared by UEFA Champions League (@championsleague)
Arena e Lajmit
Loading…