Ish-zëvendësPresidenti i SHBA, Mike Pence, ka vizituar kampin e iranianëve “Ashraf 3”, në Manzë, me të mbërritur në Shqipëri. Ish-.zv.Presidenti Pence është pritur nga politikanët shqiptarë të të gjitha forcave politike në vend.
Këta të fundit e kanë shoqëruar ish-.zvPresidentin Pence në vizitën në kampin e muxhahediëve. Në fotot që gazetarja Aurora Golemi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” shihen edhe si janë ulur politikanët shqiptarë, ku bie në sy Monika Kryemadhi, e cila qëndron afër Taulant Ballës, apo edhe Enkelejd Alibeaj, që është ulur në cep.
Ndërkohë, siç shihet në fotot që sjell “BalkanWeb”, të pranishëm janë edhe shumë politikanë të tjerë shqiptarë, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Belind Këlliçi, Ferdinand Xhaferi, Nasip Naço, e të tjerë.
Arena e Lajmit