Mosakreditimi i “Panorama Sport” për finalen e  Kupës, reagon Shoqata e Shtypit Sportiv: Autogol spektakolar

Vendimi i turpshëm i FSHF-së për të mos akredituar gazetarë të “Panorama Sport” në finalen e Kupës së Shqipërisë, ka sjellë edhe reagimin e Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv. Sekretari i përgjithshëm i saj, Ervin Baku, e ka cilësuar këtë një autogol të institucionit të futbollit i cili ka shkelur të drejta e njeriut duke penguar ushtrimin e detyrës nga gazetarët e “Panorama Sport”.

Ervin Baku

REAGIMI

“Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka akredituar gazetarët e gazetës së vetme sportive në Shqipëri “Panorama Sport” për finalen e Kupës së Shqipërisë. Shoqata Shqiptare e Shtypit Sportiv, anëtare me të drejta të plota e AIPS-it (International Sports Press Association), dënon me forcë këtë veprim sa arbitrar, aq edhe qesharak. Një autogol spektakolar!

Kështu ndodhi edhe për ndeshjen miqësore Shqipëri vs Gjeorgji në muajin mars. Pra, kemi të bëjmë me një rast që përsëritet për të dytën herë radhazi. E para, ky refuzim është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, në rastin konkret “pengim i ushtrimit të detyrës”. E dyta, po heqim një paralele, është njësoj sikur Federata Franceze e Futbollit mos akreditojë gazetarët e “L’Ėquipe” për finalen e Kupës së Francës. Nuk ndodh kjo, kurrë. Në asnjë rrethanë. Kurrë.

E treta, vetëm pak ditë më parë UEFA akreditoi 5 gazetarë të “Panorama Sport” për finalen e Ligës së Konferencës që u zhvillua në Tiranë.

Shoqata Shqiptare e Shtypit Sportiv

ERVIN BAKU

Sekretar i Përgjithshëm

LEXO EDHE: 

SKANDALI/ FSHF e kapluar nga paranoja, nuk lejon “Panorama Sport” në finalen e Kupës

Finalja e Ligës së Konferencës/ UEFA vlerëson “Panorama Sport”, leksion FSHF-së


Loading…

Mosakreditimi i “Panorama Sport” për finalen e  Kupës, reagon Shoqata e Shtypit Sportiv: Autogol spektakolar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook