Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi që shpërndante kokainë, e drejtonin dy vëllezër shqiptarë

Karabinieret1

Një grup shpërndarësish droge është goditur nga policia italiane në Val di Susa dhe Torino. Grupi sipas mediave italiane drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.

Hetimi filloi në qershor 2020, të arrestuarit do të kishin luajtur role të ndryshme brenda grupit. Ka nga ata që ishin shitës me shumicë, që kujdeseshin për shpërndarjen. Pastaj kishte shitës me pakicë dhe tregtarë në shkallë të vogël

Operacioni antidrogë u ndërmor mëngjesin e sotëm në Val di Susa dhe Torino, me kërkime edhe në provincën e Bergamos. Karabinierët kanë ekzekutuar tetë masa sigurie, gjashtë me burg, një arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, për trafik dhe posedim të paligjshëm droge.

Bëhet fjalë për gjashtë italianë dhe dy shqiptarë, të cilët sipas hetuesve menaxhonin tregtinë e kokainës mes luginës së Suzës dhe zonës perëndimore të Torinos.

Gjatë hetimeve ishin arrestuar më parë katër persona dhe janë sekuestruar 7 kilogramë kokainë. Dy nga të arrestuarit sot janë vëllezër – shqiptarë – dhe ishin përgjegjës për furnizimin e gjithë zonës së Val di Susas së poshtme. Pasi droga, e fshehur në kroskotin e makinave, mbërrinte nga Milano me korrier, dy vëllezërit e shisnin me pakicë.

Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi që shpërndante kokainë, e drejtonin dy vëllezër shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook