PD: Keqardhje për JO-në e Brukselit. Zgjidhja për integrimin nuk vjen duke braktisur vendin

Bumci

Partia Demokratike ka shprehur sot keqardhje për mosmarrjen sërish të një date për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së për anëtarësimin.

Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi deklaroi sot nga selia e PD se Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.

Sipas tij, ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.

Ai bëri thirrje që t’i bashkohen Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KRYESISË, ALDO BUMÇI
Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel.

Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat. Shqipëtarët do të vazhdojnë të presin.
Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.

Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja.

Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin. Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë.

Por, as zgjidhje nuk mund të jetë.
Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.

Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.
#Shqipëria në rrezik

PD: Keqardhje për JO-në e Brukselit. Zgjidhja për integrimin nuk vjen duke braktisur vendin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook