SKANDALI/ FSHF e kapluar nga paranoja, nuk lejon “Panorama Sport” në finalen e Kupës

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në nivele qesharake. Për të dytën herë radhazi ka refuzuar të akreditojë gazetarët e “Panorama Sport” në një aktivitet kombëtar futbollistik siç është finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit sot në orën 19:00.

284400794_758271548664086_2721091205811934947_nArmand Duka, president i FSHF

Kështu ndodhi edhe me ndeshjen miqësore Shqipëri-Gjerorgji në muajin mars, teksa pa dhënë asnjë shpjegim thjesht njoftuan se nuk jemi akredituar.

Natyrisht, kjo nuk do ta pengojë gazetën më të madhe në vend as të pasqyrojë evenimentet e rëndësishme dhe as ta thotë të vërtetën ashtu siç është.

Sepse problemin FSHF-ja e drejtuar nga Armand Duka nuk e ka as me “Panorama Sport” dhe as me mediat e tjera që vendos t’i lërë jashtë.

284674832_611149243212371_5529014459904333707_n

Andi Verçani, Zëdhënës i FSHF

Problemin e ka gjithnjë me TË VËRTETËN. Prej vitesh institucioni i futbollit është përfshirë në një mori skandalesh të cilat janë denoncuar sistematikisht në gazetën më të madhe në vend, ndërkohë që kohët e fundit drejtuesve u është prishur sërish humori sepse janë denoncuar teatrot që janë zhvilluar nën hundën e tyre.

Vetë pak ditë më parë UEFA i dha një leksion publik FSHF-së duke akredituar 5 gazetarë dhe një fotograf të “Panorama Sport” për finalen e Ligës së Konferencës që u zhvillua në Tiranë.

Mirëpo paranoja se nga kritikat e medias mund t’u rrezikojnë karrigen, i kanë çuar në vendimmarrje të turpshme dhe të pakrahasueshme as me vendet më pak të zhvilluara në planet.

Mirëpo nuk e kuptojnë se ky është një nga ato rastet që ne si gazetarë na bën të ndihemi krenarë kur shikojmë tentativat idiote të një institucioni të kalbur që tenton dëshpërimisht të na intimidojë duke na penguar që të kryejmë detyrën tonë.

Nuk do t’ia dalin kurrë. Do të jemi gjithnjë përballë me ta! Ashtu sikurse ka ndodhur që kur është themeluar “Panorama Sport”.

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

Finalja e Ligës së Konferencës/ UEFA vlerëson “Panorama Sport”, leksion FSHF-së


Loading…

SKANDALI/ FSHF e kapluar nga paranoja, nuk lejon “Panorama Sport” në finalen e Kupës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook