Tension në Samitin e BE-së, kryeministri Rama shihet teksa debaton me Macron dhe Michel (FOTO)

1655987406 Rama4

 

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka fshehur dot tensionin e lartë që ka shoqëruar diskutimet në sallën e PPE-së, në kuadër të samitit të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Pasi iu drejtua me një gjuhë të ashpër gazetarëve që përfaqësonin median bullgare në nisje të samitit, Rama është shfaqur i nervozuar edhe në dalje, kur duhej të realizohej fotografia zyrtare.

Pas diskutimeve të vështira që burime për RAI-n thanë se janë bërë në sallë, Rama shihet në disa foto teksa diskuton me tone të larta me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron por edhe kreun e Këshillit Europian, Charles Michel.

Me shumë gjasë ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë, që po mban peng rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e ka bërë kreun e qeverisë që të dalë nga vetja dhe të zbrazë mllefin e akumuluar te kolegët e tij të 27 vendeve anëtare.

Tension në Samitin e BE-së, kryeministri Rama shihet teksa debaton me Macron dhe Michel (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook