VIDEO/ Barrierat mbrojtëse të autostradës janë bërë “shoshë” nga plumbat, çfarë la pas atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

Thtrh

Atentati i mesditës së sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës i mori jetën Diklen Vatës, dhe Brilant Martinaj e Besmir Hoxhës, të cilët u shkrumbuan brenda automjetit.

Nga raportimet u bë me dije se rreth 60 gëzhoja fishekësh janë gjendur nga ekspertët në vendngjarje, të cilat kanë ardhur nga armët tip kallashnikov që u gjetën në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Larushkë.

Ndërkohë pas largimit me karotrec të makinës së shkrumbuar të viktimave dhe pastrimit të vendit të ngjarjes nga forcat zjarrfikëse, aty shihen qartë pasojat e atentatit.

Kjo pasi edhe barrierat mbrojtëse të autostradës Fushë-Krujë – Tiranë janë bërë “shoshë” nga plumbat, ndërsa një gëzhojë është harruar nga ekspertiza në rrugë.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Barrierat mbrojtëse të autostradës janë bërë “shoshë” nga plumbat, çfarë la pas atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook