Rreth 60 gëzhoja kallashnikovi u lëshuan nga dy qitësit e atentatit të ndodhur në Fushë-Krujë ndaj Brilant Martinajt dhe miqve të tij. Aq i lartë ka qenë intensiteti i breshërisë së sulmit me armë saqë policia kishte harruar të grumbullonte në vendngjarje disa prej gëzhojave.
Dy gazetarët e News24, Marjus Merhori dhe Klodiana Lala në raportimet e tyre nga vendngjarja konstatuan prezencë të gëzhojave që ishin lënë pas.
Ekspertët që kanë qenë pothuajse ishin në përfundim të punës së tyre pas konstatimit të gazetarëve ka kërkuar prej tyre që të dorëzojnë gëzhojën e gjetur dhe ekipi i News 24, ku bën pjesë edhe operatori Enea Nuhaj duke iu përgjigjur kërkesë së policisë bënë dorëzimin përkatës.
Vlen të theksohet se gëzhojat e mbetura në vendngjarje shërbejnë si prova të ngjarjes së rëndë kriminale, që i mori jetën 22-vjeçarit Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.