Diego Martinez është trajneri i ri i skuadrës së Espanjolit.
Skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka zgjedhur në krye të ekipit 41-vjeçarin, i cili është një njohës i mirë i kampionatit spanjoll duke parë eksperiencat si teknik i Granadës, Osasunës dhe Seviljës si trajner.
Spanjolli ka firmosur me klubin nga Katalonja një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2024.
Espanjoli e mbylli kampionatin këtë sezon në vendin e 14 në kuotën e 42 pikëve, ku nga 38 ndeshje koleksionoi 10 fitore, 12 barazime dhe 16 humbje, me një golavarazh 40-53.
🐦✍️ #DiegoMartínezPerico
Benvingut!
¡Bienvenido!
Welcome!
欢迎!#RCDE
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) May 31, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…