Hyri në dyqan dhe i mori me forcë shitëses paratë, shpallet në kërkim 28-vjeçari në Durrës

Policia

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka grabitur një shumë prej 45.000 lekë.

Policia e Durrësit bën me dije se 28-vjeçari Sh.Z pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses paratë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë. Po punohet për kapjen e tij” , thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Hyri në dyqan dhe i mori me forcë shitëses paratë, shpallet në kërkim 28-vjeçari në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook