Në Madrid nuk ngopen/ Reali përforcon dy kolonat e dobëta

Reali i Madridit ngriti tre trofe sivjet (Superkupën e Spanjës, titullin dhe Champions-in, por ndërkohë përgatitet edhe për dy të tjerë që do t’i përkasin sezonit të sapombyllur (Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube).

REAL MADRID

Gjithsesi, edhe pse triumfues, të pavdekshëm dhe të paparashikueshëm, sigurisht që edhe skuadra e Karlo Ançelotit tregoi jo pak pika të dobëta sidomos në udhëtimin europian, prandaj edhe ideja e presidentit Florentino Perez ishte ajo e një përforcimi të rëndësishëm në çdo repart, për të forcuar tri kolonat bazë të ekipit.

AFRIMET – Fatkeqësisht, ëndrra më e madhe sfumoi në mënyrë të papritur, me atë Kilië Mbape që zgjodhi paratë e PSG-së, në vend që të formonte një sulm hyjnor me Benzemanë dhe Viniciusin në Madrid. Francezi tradhtoi në momentin më të veçantë të vitit, ndonëse me presidentin Perez kishte 2-3 vite që kontaktonin dhe i premtonin njëri-tjetrit se një ditë do të vinte edhe bashkëpunimi mes tyre. Gjithsesi, në pritje për të monitoruar dhe për të vlerësuar ndonjë përforcim të ri në fazën ofensive, Reali i Madridit ka nisur t’i “betonojë” dy kolonat e saj më të dobëta.

anceloti

Në mbrojtje, pas largimit të Ramos e Varan nevojitet më shumë eksperiencë dhe përkrah Militaos, Alabës e Naços do të vijë Entoni Rydiger (me parametër zero), të paktën deri në vitin 2026. Marrëveshja edhe pse e mbyllur do të mund të zyrtarizohet vetëm në datë 1 korrik, kur skadon edhe kontrata e tij me Çelsin, por ndoshta mund të vijë edhe në ditët e para të qershorit, duke parë se sezoni është mbyllur tashmë.

Një tjetër blerje që pritet vetëm të zyrtarizohet është ajo e Aurelian Tshuamenit. 22-vjeçari ka mahnitur në dy sezonet e tij të para mes profesionistëve dhe jo më kot Monako e ka blinduar me një kërkesë prej 80 milionë eurosh. Nëse nga ana e tij presidenti Perez ka mbyllur akordin financiar me mesfushorin që do t’i japë më shumë frymëmarrje plakushëve Kros, Modriç, por edhe Kasemiros, është Monako tani që duhet bindur për të ulur disi kërkesën e tij, ndonëse më e vështira, bindja e futbollistit tashmë është arritur.

REALI

LARGIMET E RIKTHIMET – Por ndërsa ka blinduar përforcimet te Reali duhet të mendojnë edhe për të zëvendësuar tre lojtarë jo pak të rëndësishëm që kanë dhënë lamtumirën, Isko, Marselo e Bejl, ndërkohë që në mëdyshje janë edhe qëndrimet e dy mesfushorëve Asensio e Sebajos. Pa dyshim që një mbrojtës i majtë është detyrim të blihet, ndërkohë që mesfusha duket “top” me Tshuamenin ashtu sikurse edhe sulmi, ndonëse një rezervë nevojitet sido që të jetë.

Thënë këtë, te Reali duhet të zgjidhin edhe një çështje tjetër që lidhet me rikthimet nga huazimet si mbrojtësi i djathtë Odriozola (Fiorentina), sulmuesi Majoral (Getafe), fantazisti Kubo (Majorka) dhe anësori Reinier (Dortmund). Në këtë grup bën pjesë edhe Brahim Diaz, por ky ka një kontratë huazimi me Milanin deri në vitin 2023, ndaj vlerësimi për të mund të presë.

Arena e Lajmit


Loading…

Në Madrid nuk ngopen/ Reali përforcon dy kolonat e dobëta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook