Video/ “Rama i martuar politikisht me Vuçiçin”, Berisha: E turpshme si e sulmoi Bullgarinë

Rama Vucic

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të turpshëm sulmin që Rama i bëri Bullgarisë që bllokoi Maqedoninë e për rrjedhojë edhe Shqipërinë në BE.

Duke folur në konferencën për shtyp një ditë pas Samitit në Bruksel, Berisha tha se Rama është i martuar me Vuçiçin, duke shtuar jo pa humor se i referohet aspektit politik.

Pjesë nga fjala e Berishës

Unë do quaja skandal shumë të rëndë sulmin që i bëri Bullgarisë e cila në mënyrë absolute në të paktën 32 vitet e fundit ky vend ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me shqiptarët. Turpi të mbulojë Edi Ramën që i jep një vendi mik në publik turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdom kryeministër apo president i këtij vendi ka gjetur në atë qeveri dhe atë komb veçse miq. Bullgaria u bashkua me NATO-n në kundër Serbisë në Kosovë. Del ky vasal i Vuçiçit dhe i jep turpin një vendi, ai nuk Meriton të përfaqësojë shqiptarët asnjë ditë më.

Në emër të opozitës i kërkoi ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. E garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por i një aventurieri që nuk njeh asnjë parim, që nuk di çështë miqësia mes vendeve. Ne kemi pasur një djep të Rilindjes në Bullgari.

Të gjitha këto dëshmojnë se Shqipëria ndodhet në një moment jashtëkonisht të veçantë. Tirana është shndërruar në Beogradin e vogël. Edi Rama fliste për martesë: ne jemi gati por nusja spo na vjen. Një i përdalë në rafshin politik dhe diplomatic e kishte shprehje, po ria prenë kur i thanë nuk është punë martese, por punë kriteresh. Ai është i martuar në kuptimin që ka qejf ai është me me Vuçiçin. Në vendet e Ballkanit pavarësisht nga besimet fetare disa rite islamiste janë praktikuar nga individë të caktuar. Kështu që Vuçiç nuk e ka për gjë të ketë 2-3 si puna e Edi Ramës, në kuptimin politik, jo në kuptim tjetër. Nuk mund të mos marrë hua diçka prej tij.

Video/ “Rama i martuar politikisht me Vuçiçin”, Berisha: E turpshme si e sulmoi Bullgarinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook