Richard Gere u bashkua me gruan e tij Alejandra Silva në mbrëmjen gala Starlite Porcelanosa në Marbella, Spanjë.
Aktori, 72-vjeç, eci në tapetin e kuq me partneren e tij, 39-vjeçare, e cila mahniti me një fustan elegant të verdhë.
Richard zgjodhi një kostum të zi, të cilin e theu me një këmishë të bardhë dhe papijon. Ndërkohë, fustani i verdhë i gruas së tij binte në sy.
Alejandra e kompletoi veshjen me një çantë dore verbuese dhe vëthë të mëdhenj.
Çifti i lumtur huk hezitoi të pozonte krah njëri tjetrit në tapetin e kuq.
Kjo dalje e tyre erdhi pasi aktori i Pretty Women dhe gruaja e tij shijuan disa kohë cilësore në Ibiza së bashku me dy djemtë e tyre.
Dhe megjithëse ata janë të martuar tani për pak më shumë se katër vjet, Richard dhe gruaja e tij fillimisht mbajtën një romancë në distancë, duke ndarë kohën e tyre mes SHBA-së dhe Spanjës. Tani ata jetojnë në Nju Jork.