Bullgaria pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Varheley: Në pritje të vendimit për konferencën e parë ndërqeveritare me RMV dhe Shqipërinë

Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley, ka reaguar pas njoftimit të parlamentit bullgar që vendosi pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në  një reagim në Twitter, Varhely thotë se tashmë është në pritje të vendimit të BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara!” – tha Varhelyi.

Bullgaria pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Varheley: Në pritje të vendimit për konferencën e parë ndërqeveritare me RMV dhe Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook