Dhimbjet e Gjurit – Pse Shkaktohen dhe Mënyra e Duhur e Trajtimit në Shtëpi

Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë e sidomos gratë.

Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therrëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org zakonisht dhimbja e gjunjëve shoqërohet me enjtjen e tyre, kufizimin e lëvizjeve normale të gjymtyrëve, probleme me ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, qëndrimin në këmbë apo ulur, mbledhje e ujit tek gjunjët duke shkaktuar dhimbje të forta.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se dhimbjet e gjurit i atribohen kryesisht tre problemeve direkte.

Në rastin e kësaj sindrome, dhimbja përfshin të gjithë gjurin dhe është më e fortë kur ngjitni shkallët, uleni në gjunjë ose bëni ushtrime.

Kjo strukturë e gjurit dëmtohet dhe çahet duke shkaktuar dhimbje të mprehta dhe enjtje të tij.

Në raste të tilla, njerëzit duhet të shkojnë sa më parë tek mjeku kirurg.

Osteoartiti është një nga format më të përhapura të artritit tek të rriturit.

Njihet si sëmundje reumatizmale e cila prek kyçet dhe gjunjët.

Osteoartriti i gjurit prek rreth 10% të burrave dhe 13% të grave mbi moshën 60 vjeç.

Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm siç janë dëmtimët ashtu edhe nga deformimet e kockave apo plakja.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë disa metoda krejt efikase për lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve përmes kurave natyrale në shtëpi si dhe përzgjedhjes së ushqimeve të duhura.

Dhimbja e gjurit që nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale mund të lehtësohet edhe nëpërmjet ushqyerjes.

Dhimbjet e Gjurit – Pse Shkaktohen dhe Mënyra e Duhur e Trajtimit në Shtëpi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook