Dyshimet e Prokurorisë: Ja kur mund të jetë hapur kontejneri me banane në Portin e Durrësit! Pse nuk u vendos në zonën e riskut dhe…?!

Durres 2 770x436

Zbardhen të tjera detaje nga kontejneri me banane, i kapur dy ditë më parë në Portin e Durrësit, dhe ku ka dyshime për trafikim kokaine.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se Prokuroria e Durrësit ka dyshime që kontejneri me banane të jetë hapur në Port, mes datave 12 dhe 15 korrik.

Siç mëson gazetarja Haxhiaj, ekspertët e grupit hetimor po analizojnë qindra orë pamje të kamerave të sigurisë, për të parë kush ka hyrë në kontejner.

“Kontenieri ka mbërritur në datë 8 në portin e Dr. Deri në 12 ka qëndruar në terminal i pahapur. Në dt 12 është verifikuar nga nga AKU dhe në procesverbalin e mbajtur prej inspektorëve të Aku-së kontenieri rezulton i mbyllur.
Prej datës 12 deri në 15 përgjegjësi i turnit ka caktuar vetëm një roje sigurie në terminal nga dy që është rregulli.
Prokuroria mendon kontenieri të jetë hapur para se të ngjitej nga kati i parë në të tretë. Një tjetër dyshim është fakti që kontenieri nuk është vendosur në zonën e rriskut , për shkak të produktit dhe vendit të origjinës nga vjen”, thekson Prokuroria e Durrësit.

Arena e Lajmit

Dyshimet e Prokurorisë: Ja kur mund të jetë hapur kontejneri me banane në Portin e Durrësit! Pse nuk u vendos në zonën e riskut dhe…?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook