Lacio ka filluar të mendojë për merkaton për të përforcuar organikën e saj për sezonin e ri.
Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, Igli Tare ka një emër të ri për trajnerin Mauricio Sarri, që quhet Denis Suarez.
Ish-mesfushori i avancuar i Barcelonës që aktualisht aktivizohet në radhët e Selta Vigos mund të vijë me një shifër relativisht të ulët rreth 7 milionë euro.
Bardhekaltërit duhet të mposhtin konkurrencën e fortë të Betisit dhe Vijarealit në La Liga, ndërsa në Itali është Fiorentina që interesohet për 28-vjeçarin.
Nëse kjo tratativë nuk përfundon me sukses në listën e dëshirave të Sarrit janë Loftus-Çik i Çelsit, Alan i Evertonit dhe Iliç i Veronës.
Në sezonin që përfundoi me fanellën e Selta Vigos, Denis Suarez është aktivizuar gjithsej në La Liga në 38 ndeshje ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 6 asiste për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit
Loading…