Milani e ka seriozisht për heroin e finales së Tiranës, Murinjo nuk bindet nga lojtari që i ofrojnë si këmbim

Milani kërkon Nikolo Zaniolon. Drejtuesit kuqezinj, ndonëse nuk kanë ende idetë e qarta për mënyrën se si do të veprojnë në merkato nën pronarët e rinj, po punojnë që të finalizojnë një marrëveshje me Romën për të siguruar mesfushorin i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë.

zaniolo

“La Gazzetta Dello Sport” flet për bisedime konkrete mes palëve dhe me kuqezinjtë të cilët kanë bërë një ofertë të parë për të blerë kartonin e mesfushorit. Romës i është ofruar një ccek prej 25 milionë eurosh, si dhe kartoni i Aleksis Salamakers.

Por duket se kjo ofertë nuk bind Murinjon, i cili ka udhëzuar klubin që të mos e pranojë. Zaniolo mund të sakrifikohet, por pritet që prej tij të përfitohet një shifër shumë më e lartë. Për më tepër, teknikun portugez nuk e bind alternativa e Salamakers që i ofron Milani, pasi nuk e sheh belgun si një futbollist i cili mund të përshtatet me kryeqytetasit.

Arena e Lajmit


Loading…

Milani e ka seriozisht për heroin e finales së Tiranës, Murinjo nuk bindet nga lojtari që i ofrojnë si këmbim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook