Përfshihet nga flakët makina në ecje në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet nga vendngjarja

Digjet Makina

Një makinë ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku shihet se si digjet mjeti. Ende nuk dihen motivet e zjarrit në mjet, ndërkohë që për shkak të këtij aksidenti është bllokuar trafiku.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 19.07.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Arena e Lajmit

Përfshihet nga flakët makina në ecje në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet nga vendngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook