Protagonisti i humbjes së titullit kampion të Interit, skuadra e Serisë A interesohet për futbollistin zikaltër

Pasi ishte protagonisti kryesor i humbjes së titullit të Interit pas gafës së pafalshme në ndeshjen ndaj Bolonjës në transfertë ku zikaltërit u mundën me përmbysje me rezultatin 2-1, Ionut Radu mund të ketë të ardhmen larg Milanos.

RADU

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, portieri rumun ka kërkesa nga skuadra e sapo ngjitur në Serinë A, Kremoneze.

Në rast se portieri i ekipit nga Kremona, Karneseki do të largohet pas përfundimit të huazimit nga Atalanta, atëherë drejtuesit e Kremonezes do të hidhen në sulm për Radun.

25-vjeçari gjatë sezonit që përfundoi, zhvilloi vetëm dy sfida gjithsej në të gjitha kompeticionet, ndaj Bolonjës në kampionat dhe ndaj Empolit në Kupën e Italisë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Protagonisti i humbjes së titullit kampion të Interit, skuadra e Serisë A interesohet për futbollistin zikaltër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook