Aksident në Sarandë, humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Sarande

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Gjashtë, në Sarandë. Uniformat blu bëjnë me dije se 46-vjeçari S.Ç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar së bashku me pasagjerin M.W 25-vjeç.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Gjashtë, Sarandë, shtetasi S. Ç., 46 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin M. W., 25 vjeç. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident në Sarandë, humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook