“Alo, policia! Po na grabisin makinën”/ ‘Shqiponjat’ në Vlorë kapi në flagrancë hajdutin 24-vjeçar nga Tirana

406fa3e7 88ab 4abf A98f 6dc7d0e24456 1068x601

Një i ri është vënë në pranga nga efektivë të “Shqiponjave” në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një automjet në lagjen “Uji i Ftohtë”.

NJOFTIMI:

Vodhi sende personale dhe një sasi parash, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Uji i Ftohtë “, Vlorë, një shtetas po vidhte në një automjet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kanë kapur autorin e dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet personale dhe shumë e parave që dyshohet se vodhi ky shtetas, në automjet.

“Alo, policia! Po na grabisin makinën”/ ‘Shqiponjat’ në Vlorë kapi në flagrancë hajdutin 24-vjeçar nga Tirana

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook