Dalin fotot nga pushimet e Boris Johnson në Greqi, qytetari tregon lëvizjet që bënte kryeministri në largim i Britanisë

Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson, po vazhdon pushimet në Greqi.

johnson ne greqi plazh

Mediat greke kanë publikuar të tjera pamje të tij në plazh. Në njërën prej tyre, aio duket i veshur me një bluzë me mëngë të shkurtra, përballë tij ka disa paketime me ushqime dhe një laptop, në të cilin po punon, në një vend me pamje nga deti.

Në disa foto të tjera të publikura nga “Sun”, kryeministri britanik në largim shihet me familjen e tij në një plazh në Evia.

johnson ne greqi

Qytetarët vendas, sipas Protothema, kanë mbetur të habitur nga prania e Johnson në këtë plazh dhe thanë se kryeministri dukej “i relaksuar” ndërsa lexonte një libër dhe djali i tij 2-vjeçar ëilf notonte.

johnson ne plazh evia

Me ta ishte dhe partnerja 34-vjeçare e kryeministrit britanik, Carrie Symonds.

Një vendas ka deklaruar për “Sun”: “Babai im ishte shumë i lumtur dhe më tha: “Nuk e kam idenë se si e gjeti Boris këtë plazh – edhe vendasit që kanë jetuar këtu prej vitesh nuk e dinë”. Është një vend i mrekullueshëm, por nuk kishte hije askund, temperatura ishte rreth 34 gradë Celsius, kështu që ai nuk do të mund të qëndronte atje për një kohë të gjatë me fëmijët e tij. Por ata u larguan kur po perëndonte dielli me dy makina’

Johnson u kthye javën e kaluar nga një udhëtim në Slloveni me Carrie Simmonds.

johnson

Çifti qëndroi në resortin me pesë yje Vila Planinka në rajonin Jezersko – rreth gjysmë ore larg nga kryeqyteti Ljubljana – ku dhomat kushtojnë deri në 542 Paund një natë.

Ndalesa e tij e radhës ishte Greqia, teksa u pa në “Eleftherios Venizelos” të shtunën.

Një foto e publikuar të hënën tregonte Johnson duke pushuar në Karystos.

Dalin fotot nga pushimet e Boris Johnson në Greqi, qytetari tregon lëvizjet që bënte kryeministri në largim i Britanisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook