Dy ditë pas koncertit “Alpha Show”, Noizy falendëron artistët pjesëmarrës. Në postimin e tij vëmendjen e merr ‘mungesa’ e Stresit

Koncerti “Alpha Show”, që u mbajt më 14 gusht, solli më shumë se 20 artistë shqiptarë dhe të huaj në sheshin Nënë Tereza.

 

Noizy, i cili organizoi koncertin e madh, ka bërë një falendërim publik për të gjithë artistët që morën pjesë në “Alpha Show”, ndërsa ka ndarë edhe një foto-album në rrjetet sociale.

“Dua të falendëroj çdo artist që ka marrë pjesë në @noizy_alphashow performanca e secilit prej jush ka qenë fantastike dhe e pa harruar”- shkruan Noizy krahas foto-albumit të ndarë në Instagram që përfshin fotot e tij me Loredanën, Ledri Vulën, Yll Limanin dhe reperët Ghali apo Raf Camora.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Megjithse pjesëmarrja e Stresit mori shumë vëmendje të madhe, Noizy vendosi të mos e përfshijë në foto-albumin e publikuar. Në postimin e Noizyt mungon gjithashtu edhe reperi Duda.

 

Kujtojmë se Noizy bëri një intro spektakolare me zërat e moderatorëve më të njohur duke thërritur emin e tij në skenë. Kurora gjigande që ishte e vendosur në mes të skenës ngrihet në ajër gjatë momentit që artisti ngjitet në skenë.

I mirëpritur me brohorima dhe duartrokitje të shumta reperi e hapi performancën me këngën e tij “OTR me zemër” e cila dhe pse e vjetër dëgjohet ende edhe sot.

Artistët shqiptar që performuan në skenën e Alpha Show-t të cilët kanë sjellë bashkëpunime të fuqishme bashkë ishin: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj.

Teksa nuk munguan as kolegë të cilët nuk kanë bashkëpunuar me reperin deri tani, por që nuk hezituan të shprehin mbështetjen e tyre me performanca të mrekullueshme. Të tillë si: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Orhidea Latifi ose Kida apo edhe Stresi.

Reperi ftoi në koncertin e tij dhe artistë të huaj nga Gjermania, Anglia apo Italia të cilët dhuruan një performancë të zjarrtë për publikun shqiptar.

Dje erdhi dhe reagimi i parëi reperit pas përfundimit të koncertit të tij. Ai postoi në Instagramin e tij një foto të momentit kulminant gjatë përformancës së tij, me kurorën gjigande të ngritur në ajër dhe një spektakël me fishekzjarre.

“Saga vazhdon”- shkroi reperi.

Pas 16 vitesh të sukseshme në karrierën e tij muzikore, Noizy arriti ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.

Dy ditë pas koncertit “Alpha Show”, Noizy falendëron artistët pjesëmarrës. Në postimin e tij vëmendjen e merr ‘mungesa’ e Stresit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook