Fundi i një epoke, edhe ”Zonja e hekurt” i jep lamtumirën Çelsit

Fundi i epokës Abramoviç te Çelsi do të përkojë edhe me fundin e epokës së Marina Granovskaia në klubin londinez. Drejtuesja e londinezëve e cila ka udhëhequr në mënyrë të suksesshme klubin në dekadën e fundit, ka vendosur të largohet në muajin gusht, pasi të finalizohet plotësisht transferimin i londinezëve në pronësi të Tod Bohli.

granovskai

Granovskaia u bë përfaqësuesja direkte e Abramoviç në klub vitin 2010, ndërsa në vitin 2014 u bë shefe ekzekutive, duke drejtuar sidomos çështjet e merkatos. Ajo pritej që të qëndronte në klub edhe nën drejtimin e Bohli, pasi ky i fundit i besonte aftësive të saj drejtuese. Por ajo ka vendosur që të largohet dhe sipas “Bild”, pas mbylljes së merkatos në gusht nuk do të jetë më pjesë e Çelsit. Megjithatë, para largimit, Granovskaia do të përfitojë një çek prej 20 milionë paund si pjesëtare e grupit negociator të shitjes së klubit në muajt e fundit.

Vendin e saj në klub pritet ta marrë italiani Andre Berta, i cili që nga viti 2017 ka qenë drejtori sportiv i Atletiko Madrid dhe ka kontribuar në transferime mjaft të rëndësishme të madrilenëve.

Arena e Lajmit


Loading…

Fundi i një epoke, edhe ”Zonja e hekurt” i jep lamtumirën Çelsit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook