Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçari aktori i njohur

Sot është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku.

Aktori i suksesshëm njihej për rolet e tij në teatër dhe në film.

Lindur më 28 Korrik 1949 ne Tiranë ai u diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e bën në dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.

Më pas mund te përmendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio në “Zbutja e kryeneces”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi në “Besa”; Pjestar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Edhe pse ka patur në më të shumtën e rasteve role dytësore, Siku ka arritur të bjerë ne sy për interpretimin e tij duke fituar dy herë një çmim si “Aktori me i mirë i roleve dytësore me interpretimet tek “Furrnalta” dhe “Quo Vadis” këtë te fundit në vitin 1997.

Në vitin 2001 ai u largua nga teatri dhe së bashku me familjen e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, në Illinois.

FILMAT:

1971: Kur zbardhi një ditë
1973: Brazdat (Ademi)
1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)
1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)
1978: Kur hidheshin themelet (Mani)
1979: Mysafiri
1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)
1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)
1987: Këmishët me dyllë (Koburja)
1988: Shpresa (Niko)
1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)
1990: Fletë të bardha

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçari aktori i njohur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook