Maldini kritikoi drejtuesit e Milanit, nis takimi me pronarin e ri të klubit kuqezi

Milani i të ardhmes fillon që sot. Xherri Kardinale, presidenti i ri i kuqezinjve, ka zbarkuar në Milano dhe po hedh hapat e finalizimit të marrëveshjes që kalon klubin nga fondi “Elliot” te “RedBird” që ai menaxhon.

MaldiniCardinale-630x394

Por përtej anës financiare, është edhe ana sportive dhe në këtë pikë, Kardinale ka kërkuar takim me Paolo Maldinin, ikonë e klubit e njëkohësisht përgjegjës i sektorit teknik. Maldini ishte ai që ndërtoi skuadrën fituese të Piolit, por nuk ngurroi të shprehte publikisht pakënaqësinë e tij se nuk i ishte ofruar ende një rinovimin i kontratës.

Gjë që pritet të zgjidhet sapo të finalizohet kalimi i pronësisë te “RedBird” pasi mediat italiane saktësojnë se Kardinale do të vazhdojë t’i besojë drejtimin ikonës së futbollit italian. Kjo është arsyeja pse në zyrat e klubit në “Casa Milan”, Kardinale ka nisur në mëngjesin e sotëm një takim me Maldinin, për të venë piketat mbi të ardhmen dhe për të folur për buxhetet e planet për merkaton e kuqezinjve. Synimet janë që në sezonin e ardhshëm ata të tentojnë të përsëritin vetveten në kampionat por sidomos të konfirmohen në Europë.

Arena e Lajmit


Loading…

Maldini kritikoi drejtuesit e Milanit, nis takimi me pronarin e ri të klubit kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook