Pas BE-së dhe Britanisë shqiptarët i drejtohen Porto Rikos/ Paguan mijëra euro për të kaluar kufirin në mënyrë klandestine, vihen në pranga 7 persona

Capture

Sipas një raporti të Marinës së Republikës Domenikane, tre mijë haitianë dhe 206 të huaj, mes tyre edhe shtatë shqiptarë, janë arrestuar në përpjekje për të kaluar kufirin në Porto Riko në mënyrë të paligjshme.

Raporti është për dy vitet e fundit, ndërsa mes të arrestuarve janë 3071 shtetas haitianë, 45 uzbekë, 37 kubanë, 26 brazilianë, 20 rusë dhe shtatë shqiptarë.

Zyrtarët nga Drejtoria e Inteligjencës Detare M-2, e cila është përgjegjëse për koordinimin dhe ekzekutimin e operacioneve kundër udhëtimeve të paligjshme në Porto Riko, konstatuan se për çdo të huaj, organizatorët paguajnë shuma që variojnë nga pesë deri në tetë mijë dollarë, raporton BalkanWeb.

Të gjithë të huajt që ndalohen nga Marina Domenikane duke u përpjekur të udhëtojnë ilegalisht në Porto Riko, u dorëzohen menjëherë autoriteteve të imigracionit, një agjenci që është përgjegjëse për riatdhesimin e tyre në vendet e tyre përkatëse.

Raportet statistikore të siguruara nga institucioni nëpërmjet Departamentit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, tregojnë gjithashtu se në periudhën nga data 16 gusht 2020 e deri më sot, Marina ka dorëzuar para drejtësisë numrin prej 240 trafikantësh të paligjshëm, një pjesë e madhe e të cilëve janë dënuar me 10 vite burg.

Arena e Lajmit

Pas BE-së dhe Britanisë shqiptarët i drejtohen Porto Rikos/ Paguan mijëra euro për të kaluar kufirin në mënyrë klandestine, vihen në pranga 7 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook