Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e një aksidenti vdekjeprurës, ku mbeti viktimë 66-vjeçari me iniciale M.L..
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: K. M., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, ka aksidentuar shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.
Theksojmë se aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum. 53-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar të moshuarin që ndërroi jetë.