Situata me zjarret në vend, Forcat e Emergjencave Civile bëjnë bilancin nga terreni: Dy vatra aktive

Zjarri Kruje

Ditët e fundit janë evidentuar disa vatra zjarri problematike në gjithë vendin, ku dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Sipas raportimeve të Forcave të Emergjencave Civile, ditën e djeshme është bërë e mundur fikja e një pjese të madhe të tyre. Zjarret kanë prekur një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë dhe janë vënë nën kontroll vatrat në Balldren të Lezhës, në Qesarat të Finiqit, në Krastë të Krujës, si dhe në fshatin Bizë të Ishmit.

Aktualisht po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Lgjin të Oroshit dhe në Patin të Klosit, ku së fundmi kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të vënë situatën tërësisht nën kontroll.
Fatmirësisht nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo banesa.

Situata e zjarreve në vend
Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit.
Është izoluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme vatra në shpatin e malit, në kthesën e Balldrenit, në Lezhë, duke shmangur tërësisht rrezikun për banesat dhe bizneset në zonë.
Aktualisht po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Lgjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët.
Gjithashtu është shmangur rreziku për banesat në fshatin Qesarat në bashkinë e Finiqit, ku puna po vijon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.
Në fshatin Patin, njësia administrative Klos, ku dje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll dushku është bërë e mundur të shuhet një pjesë e vatrës dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në terren kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të mundësuar izolimin e plotë gjatë ditës së sotme.
Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë, si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit.

Arena e Lajmit

Situata me zjarret në vend, Forcat e Emergjencave Civile bëjnë bilancin nga terreni: Dy vatra aktive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook