Teuta ndryshon strategji, klubi durrsak fokusohet te të rinjtë

Teuta tani është përqendruar vetëm te formimi i ekipit për sezonin e ri, ku do të synohet Europa por, pse jo, edhe Kupa e Shqipërisë dhe promovimi i talenteve të reja.

Arapi festa Teuta

Pas rinovimit të tejskajshëm që ky ekip pësoi në mes të sezonit, u pa qartë se vëmendja do të zhvendosej tek elementi i ri.

Në Durrës duken të tërhequr nga dëshira për të ndërtuar një grup të ri, që mund të bëhet edhe boshti i ardhshëm. Janë disa futbollistë që këtë vit janë integruar nga moshat tek ekipi i madh, te të cilët drejtuesit kanë parë cilësi dhe shpresë.

Pas provës së suksesshme me 20-vjeçarin Ledio Beqja, që është shndërruar në një nga pikat e forta në qendër të mesfushës dhe me Artan Jazxhin në mesin e mbrojtjes, blutë duket se po mbajnë në vëzhgim edhe disa futbollistë të tjerë.

Ata janë pjesë e Teutës U-19, por kanë dhënë sinjale të mira dhe trajneri Arapi ka vendosur të stërviten në ekipin e parë. Të gjithë këta elementë, bashkë me Beqajn, Jazxhin e Kapllanin, pritet që të kenë minuta në këmbë në sezonin e ardhshëm.

Në kushtet kur sezoni u mbyll në vendin e gjashtë, tashmë edhe Teuta do të pretendojë që të luftojë për Europën, por një mundësi e mirë është edhe evidentimi i talenteve.

Kjo, për Renato Arapin është një punë afatgjatë që do t’i japë ekipit Teutës boshtin e ri në javët e ardhshme.

Ndërkohë, sa u përket lojtarëve që janë në fund kontrate nga grupi aktual, nuk dihet ende nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e Teutës mesfushorët Jahmir Hyka dhe Asion Daja.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Teuta ndryshon strategji, klubi durrsak fokusohet te të rinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook