Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësisë, është shqyrtuar akti normativ për kompensimin e çmimeve, gjatë fjalës së saj Grida Duma tha se po avantazhohen kompani me rekorde kriminale.
Gjithashtu ajo theksoi se 8 prej pronarëve janë nën hetim.
Pjesë nga mbledhja:
Grida Duma: Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ dhe a do të ketë rritje pagash? Sa i përket çështjeve sociale është rritur energjia , nafta , përse ka një paketë vetëm për tenderat e rindërtimit dhe jo për qytetarët. Ndaj një tjetër shqetësim, sipas BIRN tetë nga kompanitë që kanë përfituar tendera në prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkriminuar. Pa avantazhoni njerëz me rekorde kriminale? Duam fatura financiare.
Bejtja: Nuk ka rritje pagash me këtë akt normativ. Ky akt normativ i referohet vetëm materiale që janë pesha bazë në kontrata publike dhe ndërmarrjeve publike me më tepër se 51 % kapital publik. Sa i përket inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje Prokurorisë. Nuk i kam këto informacion.
Duma: Ua them unë, janë tetë pronare në hetim.
Bejtja: Nuk kam informacion. Nuk kemi nga prokuroria apo SPAK që tetë prej këtyre kompanive janë me pronar të inkriminuar
Bejtja: kemi mbështetur ekonominë edhe gjatë pandemisë edhe në kohën e tërmetit. Paketa jonë i kalon 1 mld e gjysmë euro, nëse kjo është pak për tri vite, atëherë më duket të jemi pak ëndërrimtar.
Grida Duma: Pak apo shumë është një diskutim që nuk mbaron . Ju thoni 30 mijë lek të vjetra për pensionistët. Por çmimet e shportës prekin të gjithë shqiptarët. Në mund të themi gjithë ditën që çmimi i energjisë nuk është rritur, por fatura në total është rritur.
Arena e Lajmit