Grida Duma: Ky në qeveri kujdeset vetëm për oligarkët! Bejtja: S’kemi hapur thesin që të japim para, kompensohen vetëm materiale!

Vasili1

Nuk kanë munguar debatet në Komisionin për Punët Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë këtë të hënë.

Gjatë mbledhjes kryetarja e Komisionit, Grida Duma ka debatuar me zv.ministrin e Infrastrukturës, Ilir Bejtja për aktin normativ për kompensimin e çmimeve.

Gjatë fjalës së saj, Grida Duma theksoi se i pari i qeverisë kujdeset vetëm për oligarkët.

Nga ana e tij Bejtja u shpreh se në asnjë moment nuk është përmendur se kush është fitues dhe kush jo.

Grida Duma: Arsyeja pse kemi debat, jam e bindur që ju e kuptoni.  Teknikisht e di që kjo tryezë nuk ka mundësi të ndjekë çdo kontratë…Përfaqësuesi i qeverisë tha kaq, para ka ky vend, të mos jemi ëndërrimtar. Meqë kemi 1.4 mln në tre vite, nëse kemi këtë buxhet sepse këtë mundësi kemi, nëse i çojmë 0.5 për oligarkët, çfarë mbetet për të tjerët…Ky që është në qeveri kujdeset fillimisht për oligarkët…

Ilir Bejtja: Kompensohen vetëm materiale. Nuk përmendim as se kush është përfitues dhe se kush nuk është. Unë nuk ja u di emrin as edhe njërit. Si faturë financiare është rreth 6 mld lekë. Efekti në kontratën totale duhet të jetë më i madh se 5 %. Ne nuk i kemi dhënë mundësinë që të diskutojnë po apo jo me ne, jemi ne që vendosim. Nuk është se kemi hapur thesin dhe po ju themi hajdeni se duam t’ju japim para. Mbështetja ligjore është situatë e veçantë.

Arena e Lajmit

Grida Duma: Ky në qeveri kujdeset vetëm për oligarkët! Bejtja: S’kemi hapur thesin që të japim para, kompensohen vetëm materiale!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook