Klop i shpall luftë Realit, trajneri i Liverpulit takohet personalisht me objektivin kryesor të “Los Blancos”

Liverpuli hedh pas krahëve zhgënjimin e javës së fundit në Premier Ligë e në finalen e Champi ons-it dhe nis misionin e ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.Klubi ka nisur nga puna për transferimin e objektivave të merkatos këtë verë dhe në krye të manovrës është vendosur vetë trajneri Jyrgen Klop. Sipas “Mirror”, trajneri gjerman ka bërë një udhëtim sekret në Monako për të tentuar transferimin e Orelië Çuamenit.

TSHUAMENI

Mesfushori francez, i cili është në fokusin e “Reds”-ave dhe PSG-së, është në bisedime të avancuara me Realin e Madridit, ndërsa Monako kërkon minimalisht 80 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit. Një tjetër objektiv kryesor në “Anfield” është gjetja e një sulmuesi për të zëvendësuar Sadio Manenë, i cili e ka njoftuar klubin se do të largohet këtë verë. “Reds”-at do të kërkojnë edhe një tjetër mesfushor duke qenë se Aleks Okslejd-Çembërlein është vendosur në shitje.

ÇUAMENI

Mesfushori i Monakos është në krye të listës së dëshirave të nënkampionëve të Europës, ndërsa edhe Mançester Junajtid dhe Çelsi janë klube të tjera angleze të interesuara për shërbimet e tij. Por talenti është vetëm një hap larg transferimit te kampionët e Europës. Sipas “Marca”, tani kanë ngelur vetëm të diskutohen modalitetet e transferimit dhe gjithçka është në hapat e fundit. Transferimi i Çuamenit u shndërrua në objektivin kryesor të kampionëve të Spanjës pas dështimit për të transferuar Mbapenë në “Bernabeu”.

Klubi francez po kërkon të përfshijë në kontratën e transferimit edhe 20 milionë euro bonuse, por madrilenët këmbëngulin që ata të ulin pretendimet. Disa nga bonuset konsiderohen të lehta për t’u përmbushur, ndërsa të tjera varet nëse francezi do të bëhet një nga 10 lojtarët më të mirë në botë. Por operacioni i transferimit të tij në total mund t’i kushtojë Realit 100 milionë euro.

ANDROKLI DRALO-Arena e Lajmit


Loading…

Klop i shpall luftë Realit, trajneri i Liverpulit takohet personalisht me objektivin kryesor të “Los Blancos”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook