Salernitana ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Federik Veseli ka nisur të planifikojë skuadrën për sezonin e ardhshëm pas qëndrimit në Serinë A.
Klubi duket se ka konfirmuar trajnerin Davide Nikola pas punës së mirë që ai kreu duke shpëtuar skuadrën nga rënia nga kategoria. Tekniku italian ka projektuar një listë me lojtarë të cilët priten të largohen nga skuadra, ku sipas ‘Tuttomercato.web” gjendet dhe emri i Veselit.
Në rast largimi lojtari i Kombëtares do të vendosë nëse do të qëndrojë në Itali apo do të provojë një eksperiencë të re në një kampionat tjetër.
Salernitana nga ana tjetër do të provojë të rikthejë Edinson Kavanin në Serinë A, i cili është një dëshirë e madhe e presidentit të klubit.
Arena e Lajmit
Loading…