Pritet vetëm firma! Sadio Mane flet me trajnerin dhe zgjedh klubin e ri që i ofroi rrogën marramendëse

Lamtumira e Sadio Mane nga Liverpuli është shumë pranë finalizimit! Kështu bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat theksojnë se sulmuesi senegalez ka gjetur akordin me Bajern Mynih dhe do të bëhet pjesë e bavarezëve në edicionin e ardhshëm.

mane

Gazetari Dejv Oskop, i cili njihet për burimet e tij pranë klubit të Liverpul, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi se Mane ka që tani një akord me bavarezët, për të nënshkruar me ta një kontratë trevjeçare. “Sadio Mane ka pranuar një kontratë trevjeçare me Bajern Mynih. PSG dhe Barcelona ishin gjithashtu të interesuara. Ai ka folur direkt me Julian Nagelsman. Tani u mbetet klubeve që të bien dakord për një shifër transferimi. Liverpuli dhe Bajern Mynih kanë nisur bisedimet zyrtare gjatë ditës së djeshme”, shkruante Oskop.

“Bild” ndërkohë sqaron detajet financiare të marrëveshjes. Mendohet se Bajern i ka ofruar një rrogë prej 15 milionë eurosh sulmuesit senegalez, një shifër të cilën ai ia kërkoi Liverpulit por mori përgjigje negative, duke e shtyrë të largohej nga të kuqtë. Bajerni kërkon të blejë lojtarin për 30 milionë euro, por Liverpul kërkon 50 milionë për shitjen e tij. Negociatat vazhdojnë por në Gjermani duken të sigurt se lajmërimi i transferimit të Mane është thjesht çështje kohe.

Arena e Lajmit


Loading…

Pritet vetëm firma! Sadio Mane flet me trajnerin dhe zgjedh klubin e ri që i ofroi rrogën marramendëse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook