“Rrugët e florinjta të qeverisë janë kthyer në autostrada shpërdorimesh”/ Deputeti i PD: Investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë nxori në pah abuzimet!

Download

Deputeti i PD Ervin Salianji, ka reaguar ashpër pas investigimit të bërë lidhur me investigimin e bërë për kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Salianji thotë se investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë përveç vonesave disavjeçare nxori në pah dhe abuzimet marramendese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë.

Reagimi:

Rrugët e florinjta të qeverisë janë kthyer në autostrada abuzimesh dhe shpërdorimesh për llogari të qeveritarëve dhe oligarkëve afër tyre!

Investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë përveç vonesave disavjeçare nxjerr në pah dhe abuzimet marramëndese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë.

Drejtësia ka detyrën historike të hetojë më së pari abuzimet e mëdha që shterojnë buxhetin, ngarkojnë qytetarët me taksa shtesë dhe pamundësojnë jetesën në Shqipëri! Hetimi i shpejtë i denoncimeve miliona euroshe dhe nxjerrja para përgjegjësisë penale të abuzuesve është emergjente në kushtet kur përditshëm po denoncohen afera të mëdha korruptive!

Arena e Lajmit

“Rrugët e florinjta të qeverisë janë kthyer në autostrada shpërdorimesh”/ Deputeti i PD: Investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë nxori në pah abuzimet!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook