Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Policia

Dy persona në Durrës kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë është arrestuar 36-vjeçari B.B., banues në Turqi, pasi është kapur nga policia kufitare duke tentuar të kaloj kufirin me dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu në pranga ka rënë 39-vjeçarja M.R., banuese në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

DVP Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin B. B., 36 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen M. R., 39 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook