U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 45-vjeçari në Qafë Thanë (VIDEO)

Policia

Është arrestuar 45-vjeçari F.L., banues në Korçë, pasi i kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 45-vjeçari u ndalua në aksin  aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në DVP Elbasan.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 45-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 45 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Arena e Lajmit

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 45-vjeçari në Qafë Thanë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook