Vendim i papritur/ Empoli ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, pritet t’i besojë stolin… Zanetit

Vendim i papritur, Aurelio Andreacoli nuk do të jetë më trajner i Empolit të shqiptarëve. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi toskan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me palët që kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin me tyre.

andreacoli

“Empoli njofton se Aurelio Andreacoli nuk do të jetë në krye të Empolit në sezonin e ardhshëm futbollistik. Një falenderim i sinqertë dhe i përzemërt për Andreacoli për punën e bërë tek skuadra, ndërsa i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit italian.

Emri që është duke qarkulluar si zëvendësues i Andreacolit, është ai ish-trajnerit të Venecias, Paolo Zaneti, i cili shihet si i duhuri për t’i besuar çelësat e skuadrës. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Kujtojmë që te Empoli aktivizohen, Bajrami, Asllani, Ismajli dhe Ujkani.

Arena e Lajmit


Loading…

Vendim i papritur/ Empoli ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, pritet t’i besojë stolin… Zanetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook