VIDEO/ Çudirat nga finalja e Championsit nuk kanë fund, komediani i njohur futet në fushë dhe feston i maskuar si futbollist i Realit

Një video e postuar pas finales së Championsit nga komediani i famshëm i “Youtube”-it, Daniel Jarvis, ku ky i fundit arrin të futet në fushën e lojës i maskuar si një futbollist i Realit po bën xhiron e rrjetit.

66767675

Jarvis i cili është i famshëm për të tilla ngjarje ku ai arrin të futet në evenimente sportive i maskuar si lojtar, ja ka dalë ta përsërisi me sukses këtë sfidë, këtë herë në finalen e Ligës së Kampioneve.

Ai shihet i veshur me fanellën e madrilenëve në përfundim të takimit duke u futur brenda fushës së lojës dhe duke përqafuar lojtarët e Realit që i dilnin përpara.

Komediani është larguar pas disa minutash kur rojet e sigurisë e kanë vënë re dhe e kanë shoqëruar jashtë terrenit të lojës.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Çudirat nga finalja e Championsit nuk kanë fund, komediani i njohur futet në fushë dhe feston i maskuar si futbollist i Realit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook