Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Gjatë kësaj mbledhje Grida Duma u shpreh se akti normativ për kompensimin e çmimeve rrezikon të kthehet në një akt klientelist.
Nuk ka munguar edhe ndërhyrja e Anila Denaj, e cila shtoi se ky diskutim mbaron sot dhe se askush nuk mund të pengojë asnjë kontratë që ka lidhje drejtpërdrejt me punësimin.
Pjesë nga debati:
Grida Duma: Të marrim vendime me prioritet, ky është diskutimi. Këto që kanë fituar 80% kanë marrë fondin limit
Bejtja: Nuk është e vërtetë se nuk kanë filluar
Grida Duma: Kanë marrë penaliteti që s’kanë filluar.
Bejtja: Ja heqim, pra nuk po i japim lekë. Është situatë objektive madhore. Kriza që kemi është situatë e veçantë. Në po japim ndihmë për shtatë materiale bazë
Grida Duma: Për kompani të mëdha.
Denaj: Qeveria ka sjellë më parë paketa, mund të sjellë të dytë. Kur të jetë Ministri i Financave këtu mund ta diskutojmë… Tani në këtë Komision duhet t’i lëmë të përgjithshmet.
Grida Duma: Arsyeja pse kemi debat, jam e bindur që ju e kuptoni. Teknikisht e di që kjo tryezë nuk ka mundësi të ndjekë çdo kontratë…Përfaqësuesi i qeverisë tha kaq, para ka ky vend, të mos jemi ëndërrimtar. Meqë kemi 1.4 mln në tre vite, nëse kemi këtë buxhet sepse këtë mundësi kemi, nëse i çojmë 0.5 për oligarkët, çfarë mbetet për të tjerët…Ky që është në qeveri kujdeset fillimisht për oligarkët…
Grida Duma: E marrin me klientelizëm oligarkët e qeverisë.
Bejtja: Jo pra, ua thashë.
Duma: Kompanitë s’kanë hallë, kanë shumë dhjamë. Këtu ndahemi,. Ne ndahemi në prioritete.
Denaj: Ky nuk është akti i parë që vjen në ndihmë.
Grida: Një akt që rrezikon të jetë klientelist dhe ti japë ca njerëzve paratë qytetarëve të varfër.
Denaj: Ne jemi për dhënie mendimi për të punësuarit…
Grida Duma: Kjo dëgjesë do të vijojë pasi të vijnë dokumentet zyrtare.
Denaj: Ju s’mund të pengoni një Komision për dhënie mendimi. Ne sot do ta kalojmë. Ky diskutim mbaron sot, s’mund të mbani asnjë kontratë me qytetarët që ka lidhje drejtpërdrejt me punësimin…