VIDEO/ Totalisht e shkrumbuar, ja çfarë ka mbetur nga gomonia që dyshohet se transportonte drogë

Skafi Ne Flake

Pamjet që shihni tregojnë gomonen e shkrumbuar, e cila u gjet në bregdetin e Adriatikut, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në Godull të Kurbinit.

Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga mjeti i djegur, i cili ka dyshime se transportonte drogë.

Ashtu siç u raportua dje, gomonia, e cila u ndoq ditën e djeshme nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare, ishte me 4 motorë të fuqishëm, secili me 300 kuaj fuqi, ndërsa ishte pajisur edhe me një radar tejet të kushtueshëm.

Aksioni për kapjen e gomones nisi pas dyshimeve se brenda saj kishte lëndë narkotike. Nga dyshimet, mendohet se gomonia erdhi nga Greqia dhe u pikas në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës, ndërsa pasi i ka shpëtuar ndjekjes, ajo i është vënë flaka në zonën bregdetare të Godullës.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Totalisht e shkrumbuar, ja çfarë ka mbetur nga gomonia që dyshohet se transportonte drogë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook