Zbardhen kushtet pas mbledhjes/ Interi 12 milionë euro larg Lukakut

Kjo verë pritet të na sjellë një tjetër seri të telenovelës mes Interit dhe Romelu Lukakut, që u duk se mori fund merkaton e kaluar, pas transferimit të belgut te Çelsi. Por pasi mbylli një sezon që la për të dëshiruar në Londër, mes stolit dhe golave të paktë, ashtu si vështirësisë në marrëdhënien me Tomas Tuhelin, sulmuesi ka shprehur prej kohësh dëshirën për të veshur përsëri fanellën zikaltër dhe po bën ç’është e mundur për këtë.

lukaku

Me vullnetin e Romelut që të gjithë e njohin, topi u ka kaluar drejtuesve të Interit dhe avokatit të tij të cilët kanë qenë dje protagonistët e një takimi, ku kanë paraqitur kushtet përkatëse. Interi u ka bërë të ditur përfaqësuesve ligjorë të Lukakut se është gati të pranojë vetëm huazimin e tij, me një rrogë që maksimalisht mund të arrijë në 7 milionë euro përfshirë edhe bonuset, njësoj si me pagat e lojtarëve kryesorë të organikës zikaltër.

“BigRom”-i nuk do të ketë probleme për rrogën, pasi është i gatshëm ta përgjysmojë atë të Çelsit ku përfiton 12 milionë euro plus 3 në formë bonusesh dhe me vënien në dijeni të kushteve të milanezëve, radha do të jetë e lojtarit dhe enturazhit të tij që të ulen në tavolinë me pronësinë e re të bluve për të mësuar kërkesat e tyre.

ZHANG LUKAKU

KËRKESAT E ÇELSIT – Ajo që filtron ama nga klubi anglez, nuk është një situatë shpresëdhënëse për operacionin. Sipas “Goal.com”, Çelsi do të kërkojë huazimin 1-vjeçar për 12 milionë euro (anglezët preferojnë huazim dyvjeçar, por nga korriku hyjnë në fuqi rregullat e reja ku huazimi dyvjeçar nuk mund të aplikohet për futbollistë mbi 21 vjeç) dhe më pas blerjen e detyruar për një shumë që do të përcaktohet në bazë të rendimentit dhe që mund të paguhet me këste, në disa vite.

Thënë këtë, klubi anglez kërkon që të rikuperojë një pjesë të parave të shpenzuara për 29-vjeçarin, që nuk përmbushi pritshmëritë edhe pse largimi i tij në huazim do të ishte një lehtësim për shifrën që përfiton belgu. Edhe pse “kushtet” janë ekstreme për zikaltrit, presioni ka kaluar tani mbi Lukakun që e di se nëse nuk bind Çelsin, Interi nuk do të bëjë asnjë sakrificë të çmendur për të.

Arena e Lajmit


Loading…

Zbardhen kushtet pas mbledhjes/ Interi 12 milionë euro larg Lukakut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook